Shkolla “Frymë Dashurie” në Gjirokastër ka arritur një sukses të veçantë duke u shpallur e vetmja shkollë fituese me dy çmime në konkursin e organizuar nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Nxënësit e klasës së IV u vlerësuan me Çmimin e Parë në kategorinë “Projekti më i mirë”, për një punë kreative dhe bashkëkohore në formën e videos.Po ashtu, nxënësja Alesia Bega u nderua me Çmimin e Tretë në kategorinë “Vizatimi më i mirë”, duke spikatur me talentin dhe imagjinatën e saj artistike.
Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për shkollën dhe një motivim të madh për nxënësit në zhvillimin e aftësive të tyre krijuese dhe akademike.

