viber image 2025 11 22 15 46 04 684

Sukses ndërkombëtar në ‘Wonders of Physics Video Contest’!

NJË TJETËR SUKSES NDËRKOMBËTAR QË NA MBUSH ME KRENARI!

Dy nxënëset tona të talentuara, Selina Kenaci dhe Viktorja Dedi, kanë fituar Çmimin për Videon Më të Mirë Ndërkombëtare në konkursin botëror “Wonders of Physics Video Contest”, organizuar nga prestigjiozi Universitet i Wisconsin–Madison – një nga më të mirët në botë për shkencat natyrore!

Ky konkurs mbledh çdo vit video nga shkolla në mbarë botën , ku nxënësit prezantojnë koncepte të fizikës përmes demonstrimeve kreative dhe origjinale. Videoja e vajzave tona u shpall më e mira në nivel ndërkombëtar – një arritje që i rendit ato ndër më të mirat në botë!

Kliko për më shumë foto 📸