Nxënësit e klasës së pestë, në lëndën e Informatikës, realizuan një projekt kreativ dhe me kuptim të thellë për Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Ata filluan projektin duke mbledhur fjalë nga gjithë nxënësit e shkollës, ku secili shkroi një fjalë që përfaqësonte për ta paqen.
Më pas, nxënësit përdorën programin Word Art Images për të transformuar këto fjalë në një formë vizuale të veçantë: pellumbin e paqes. Rezultati ishte një krijim unik, ku çdo fjalë nxjerr në pah mesazhet e paqes të dhëna nga vetë nxënësit, duke e bërë këtë projekt jo vetëm kreativ, por edhe një mënyrë për të ndarë vlera të rëndësishme me të gjithë komunitetin shkollor.
Ky projekt tregon se si teknologjia dhe kreativiteti mund të bashkohen për të shprehur ide të rëndësishme dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet nxënësve.

