Jam Anxhela Semanjaku, mësuese e matematikës, informatikës dhe fizikës. Kam përfunduar studimet Bachelor në Matematikë–Informatikë në Universitetin e Gjirokastrës, Master për Mësimdhënie në Matematikë dhe Informatikë, si dhe një Master Shkencor në Inxhinieri Matematike dhe Informatike në Universitetin e Tiranës.
Prej 6 vitesh punoj si mësuese, ku përpiqem ta bëj mësimin sa më të kuptueshëm, praktik dhe interesant për nxënësit. Më pëlqen të lidh matematikën dhe informatikën me jetën reale, projektet kreative dhe përdorimin e teknologjisë në klasë.
Ky website është krijuar për të ndarë materiale mësimore, ide, projekte dhe përvoja nga puna ime me nxënësit. Qëllimi im është të ndihmoj, të frymëzoj dhe të ndaj praktika që mund të jenë të dobishme edhe për mësues të tjerë.