Në kuadër të bashkëpunimit Polici – Shkollë, me qëllim sensibilizimin për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me nxënësit e klasës së 8 dhe të 9, zhvilloi një orë sensibilizuese.
Gjatë aktivitetit, nxënësit e klasës së 8 prezantuan projektin e tyre në lëndën e fizikës me temë “Siguria rrugore”. Me anë të punimeve të ndryshme nxënësit treguan rëndësinë e ligjeve të fizikës në sigurinë rrugore.

