viber image 2025 12 22 15 17 27 743

80 vjet liri – krenari dhe kujtesë!

Nxënësit e klasës së pestë të Shkollës “Frymë Dashurie” kanë krijuar një video shumë kreative me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Projekti i tyre është një mënyrë e veçantë për të kujtuar sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe për të përkujtuar fundin e pushtimit fashist në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Videoja ka tërhequr vëmendjen edhe të Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, e cila e ka publikuar për të shpërndarë këtë mesazh të rëndësishëm historik tek një publik më i gjerë.

Kjo iniciativë e nxënësve jo vetëm që nderon të kaluarën, por edhe frymëzon brezat e rinj të vlerësojnë lirinë dhe të kultivojnë kujtesën historike.