Matematikë-Informatikë-Fizikë
Faqja ku takohen tre fusha kryesore të shkencës, për të sjellë mësimdhënie moderne, kreative dhe të orientuar drejt praktikës.
…për miqtë dhe kolegët, unë jam Anxhela dhe kjo faqe është një përpjekje për të grumbulluar dhe ndarë materialet që kam përgatitur ndër vite për nxënësit e mi, fletë pune, projekte, eksperimente dhe ide praktike për një mësimdhënie aktive dhe bashkëkohore.
Çfarë ofrojmë?
Materiale mësimore
Fletë pune, projekte dhe ushtrime të gatshme për përdorim. Këtu gjeni materiale praktike për klasën dhe për studim individual: ushtrime, eksperimente, projekte, prezantime dhe ide kreative për mësimdhënie.
Video edukative
Video edukative që paraqesin aktivitete dhe projekte shkollore, duke ilustruar mësimin në mënyrë praktike dhe kreative. Këtu gjeni shembuj të eksperimenteve, projekteve dhe aktiviteteve interaktive.
Ide dekorimi
Dekorime të thjeshta dhe funksionale që e kthejnë klasën në një mjedis të qetë, të bukur dhe motivues. Përfshijnë ide me tema shkencore, kënde mësimore, tabela motivimi dhe projekte kreative që rrisin angazhimin dhe atmosferën pozitive në klasë.
Mësim në Klasë dhe Online
Mësim direkt në klasë dhe kurse online të strukturuara në matematikë, fizikë dhe teknologji, për të zhvilluar konceptet dhe aftësitë shkencore në mënyrë të qartë dhe kreative.
